Prokurorët polakë: 3 objektet që fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë ishin raketa ruse Kh-101
Prokurorët polakë në një deklaratë të dielën njoftuan se tre objektet që fluturuan në hapësirën ajrore polake të premten ishin raketa ruse Kh-101.
“Gjetjet paraprake nga ekzaminimi i mbeturinave tregojnë se raketat – të cilat fluturuan në hapësirën ajrore polake para se të rrëzoheshin – u prodhuan në tremujorin e katërt të vitit 2026 në objektet në Dubna, distrikti i Moskës, në Rusi,” thanë prokurorët e distriktit në Lublin, pasi u kërkua të shqyrtonin çështjen nga qeveria polake.
Dronët kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke nxitur tensione me aleancën ushtarake perëndimore dhe duke ngjallur frikën se konflikti mund të përhapet.
Deklaratat e mëparshme tregonin se një nga objektet ka të ngjarë të ketë qenë një dron. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte tha shtunën se aleanca do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak.
Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mbahet në Bruksel të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore polake.
Shefi i inteligjencës amerikane: Putini nuk është miku i SHBA në Ukrainë
Stuhi e fortë në Brazil, 5 viktima dhe 265 të plagosur në Tupancireta
Trump: E vështirë për mua që të punoj me Chuck Schumer nëse kryeson Senatin
- 18:20 Shefi i inteligjencës amerikane: Putini nuk është miku i SHBA në Ukrainë
- 17:57 4 gola në 18 minuta, Zhegrova feston fitoren bashkë me Kolo Muanin me simbolin e shqiponjës
- 17:39 Autogol dhe karton i kuq! Barcelona përmbys disavantazhin në 10 minuta, fiton 3-2 kundër Villarreal-it
- 17:22 Stuhi e fortë në Brazil, 5 viktima dhe 265 të plagosur në Tupancireta
- 17:00 Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë
- 16:48 Trump: E vështirë për mua që të punoj me Chuck Schumer nëse kryeson Senatin