Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa rrethanat e saj mbeten ende të paqarta.
Mësohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, nuk dihen ende identiteti i personit të përfshirë dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.













