Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës, në rrethana ende të paqarta.
I plagosuri dyshohet se ka marrë tre plagë në trup dhe është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
