Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Neviçisht të Korçës.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se i plagosur ka mbetur Anxhelo Brisku, 30 vjeç, i cili ka një plagë në sup dhe një në shpinë.
Paraprakisht mësohet se ai ka deklaruar që është goditur nga disa persona por nuk i njeh. I plagosuri ka shkuar vetë drejt spitali të qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Top Channel