Top News – Jakup Krasniqi kthehet në Hagë / Gjykata Speciale jep detaje për vizitën në Kosovë
22/11/2026 19:30

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare. Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar. Sipas njoftimit, vizita e Krasniqit ishte urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare dhe ishte zhvilluar nën mbikëqyrje. “Jakup Krasniqi u kthye në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse. Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Speciales. Vizita e Krasniqit në Kosovë u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.Pas katër ditësh pranë familjes, Krasniqi është rikthyer në Hagë të shtunën pasdite. Ndërsa, Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi që priti rrugëve afër shtëpisë në Velani të Prishtinës, nuk arriti ta përqafojë vëllain, Jakupin i cili qëndroi për katër ditë vizitë në Kosovë. Dauti të vetmën mundësi e pati ta shoh vëllain e tij nga distanca, nga bllakoni dhe nga mediat. Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e autorizuar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata. Më 18 nëntor, Specialja kishte njoftuar se Trupi Gjykues kishte udhëzuar Zyrën Administrative të organizonte vizitën e Krasniqit në Kosovë. Sipas gjykatës, vizitat e tilla autorizohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, duke marrë parasysh standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30
Top News – Jakup Krasniqi kthehet në Hagë / Gjykata Speciale jep detaje për vizitën në Kosovë
22/11 19:30
Top News – 22 mijë euro, ora luksoze e bizhuteri, hajdutët bastisin shtëpinë por zbulohen
22/11 18:45
Top News- 40-vjeçari “terrorizon” Libohovën, kërcënon me armë zjarri gruan dhe qëllon me breshëri
22/11 18:22
Top News- ‘U duket sikur ma prenë kokën’/ Spiropali: Çfarë unë urrej, janë hajdutët e manipulatorët
22/11 17:50
Top News- Rama në Manastir për 100-vjetorin e Konsullatës Shqiptare, zbulohet pllaka përkujtimore
22/11 17:45
Top News- Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq!Akuzohet për fshehje të ardhurash mbi 60 mln lekë
22/11 17:16
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20
Top Channel/ Kapet hajduti që shfrytëzon gratë/ Arrestohet në Durrës Arjan Rapi dhe një vajzë
22/11 15:20
Top Channel/ Kumbaro reagon për sulmet online/ “Liria e fjalës s’është pronë e profileve anonime”
22/11 15:12
Top Channel/ Kërcënon gruan me kallashnikov/ Libohovë, arrestohet pas dy orësh e gjysmë negociatash
22/11 15:08
Top News- Grabitje me dhunë dhe torturë! Kapen në Shkodër e Vorë dy të kërkuar nga Italia
22/11 15:07
Top Channel/ Protesta, procedohen 10 persona/ Policia gjobit edhe 13 qytetarë për incidentet
22/11 15:06
Top Channel/ Reagon pas përjashtimit Spiropali: Nuk gjunjëzohem, manipulatorët nuk më ndalin dot
22/11 15:05
Top Channel/ Të dënuar me burg në Itali për vjedhje dhe torturë, kapen në Shkodër dy shqiptarët
22/11 14:29
Top Channel/ ‘Keni miq kryeministrat por jo shqiptarët’, Rama gazetarit: Problemin e ke me kokën…
22/11 14:23
Top News- “Frikë për jetën time”/ Veliaj refuzon operimin në Fier, akuza Ramës: Si mund t’i besoj?
22/11 14:22
Top Channel/ Rama dhe Mickoski në Qafë-Thanë/ Inaugurohet sistemi kufitar One Stop Shop
22/11 14:00
Top News- Sistem i ri kontrolli në Qafë Thanë! Rama takon Mickoskin: Çojmë para edhe korridorin 8
22/11 13:58
Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12