Paralajmërim për ndotjen me plumb/ Gjykata pezullon përkohësisht planin e ushtrisë për shpërthimin e 5 tonë eksploziv në Iowa

Një plan i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të realizuar një shpërthim të kontrolluar të rreth 5 tonë lëndë eksplozive në shtetin e Iowa-s ka shkaktuar një konflikt të fortë midis autoriteteve, banorëve dhe organizatave mjedisore.

Në qendër të debatit është shkatërrimi i 68 fuçive me azidin e plumbit (Lead Azide), një përbërje kimike që shërben për të ndezur shpërthimin e municioneve. Sipas zyrtarëve ushtarakë, ky material ndodhet në impiantin e municioneve në Middletown dhe është degraduar aq shumë sa konsiderohet tejet i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm për t’u transportuar.

Të lidhura

None found

Shqetësimi kryesor i banorëve lidhet me ndikimin që shpërthimi mund të ketë në mjedis. Organizatat mjedisore paralajmërojnë se gjatë operacionit mund të lirohen grimca plumbi në ajër, të cilat mund të përhapen deri në 100 milje, pra rreth 160 kilometra. Pluhuri helmues mund të ndikojë tokën, sipërfaqet e banesave, tokat bujqësore dhe burimet e ujit.

Ekspozimi ndaj plumbit përbën një rrezik serioz për shëndetin, sidomos për fëmijët dhe gratë shtatzëna, pasi mund të dëmtojë sistemin nervor dhe trurin.

Fillimisht, shpërthimi ishte parashikuar të kryhej të premten, më 20 nëntor, por për shkak të kundërshtimeve të banorëve dhe zyrtarëve lokalë, ai u shty për të hënën. Organizatat mjedisore, përfshirë Iowa Environmental Council dhe Sierra Club, iu drejtuan gjykatës për të ndaluar ndërhyrjen, duke argumentuar se autoritetet nuk kishin shqyrtuar mjaftueshëm alternativa më të sigurta dhe pasojat e mundshme mjedisore.

Më pas, Gjykata federale e apelit për qarkun e tetë vendosi të pezullojë përkohësisht lejen mjedisore që autorizonte operacionin. Megjithatë, në një zhvillim të ri të raportuar më 22 nëntor, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ushtria synon ta kryejë shpërthimin deri më 24 nëntor, duke u mbështetur në kompetencat e emergjencës për asgjësimin e materialeve ushtarake të rrezikshme.

Administrata thekson se rënia e mëtejshme e temperaturave mund ta bëjë substancën edhe më të paqëndrueshme, duke shtuar rrezikun e një shpërthimi aksidental.

Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds, ka vënë në gatishmëri qendrën shtetërore të operacioneve emergjente në pritje të zhvillimeve. Edhe autoritetet e shtetit fqinj Illinois kanë shprehur shqetësimin se pluhuri me përmbajtje plumbi mund të kalojë kufirin shtetëror.

Ndërkohë, ushtria u ka kërkuar banorëve të zonave potencialisht të prekura të qëndrojnë sa më pak jashtë, t’i mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura dhe të kufizojnë hyrjen e ajrit të jashtëm në shtëpi. Fermerëve gjithashtu u rekomandohet të largojnë bagëtinë, ushqimin e kafshëve dhe pajisjet bujqësore nga zonat e rrezikuara.

Për momentin, përplasja midis autoriteteve federale dhe organizatave mjedisore vijon të jetë e hapur. Çështja thelbësore mbetet nëse ushtria do të arrijë ta zbatojë operacionin brenda afatit të njoftuar, pavarësisht kundërshtimeve dhe proceseve gjyqësore.


Shtuar më 22.11.2026 19:35

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş