Milan nuk përmbahet ndaj Frosinone. Jashari e bën “sefte”. Gola dhe spektakël në “San Siro” (video)

22 Nëntor 2026
19:49
Telesport
back button

Milan ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, pasi mundi 5-1 Frosinone-n në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Gabriele Calvani që dërgoi në portën e tij, pasimin e Adrien Rabiot.

Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve që dyfishojnë shifrat me Goncalo Ramos, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 25-të, Frosinone rihap takimin me golin e shënuar nga Patrizio Masini. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Milanin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë, që shënuan edhe tre herë të tjera. Ardon Jashari i sapo futur në fushë zi zëvendësues shënon golin e parë me fanellën e Milanit. Pas asistit të Rabiot dhe depërtimit të bukur në zonë, Jashari dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën, në minutën e 48-të.

Në minutën e 60-të, një tjetër lojtar i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, Alphadjo Cisse, gjen golin, pas një tjetër kundërsulmi model dhe asistit të Diego Moreira.

Në minutën e 68-të, ishte radha e Christian Pulisic për të shënuar golin e pestë, sërish pas një kundërsulmi të shpejtë. Milan fiton 5-1 dhe ngjitet në vendin e katërt me 27 pikë. Frosinone mbetet në vendin e shtatë me 20 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit