‘Kërcet’ thika në Korçë, një i plagosur përfundon në spital
Një ngjarje e dhunshme është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Viçishtit, në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
I dëmtuari ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e personit të plagosur, moshën apo gjendjen e tij shëndetësore.
Gjithashtu, mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat që çuan në përdorimin e thikës. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen, si dhe të sqarojë nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



