Një plagosje me thikë ka ndodhur ne qytetin e Korçës, mbrëmjen e sotme në fshatin Neviçisht. I pagosuri dyshohet se ka 3 plagë në trup (në sup dhe në kurriz) dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Anxhelo Brisku, 30 vjec, ka deklaruar për blutë  se ka qenë duke ecur nga fshati Neviçsht drejt Dishnicës kur është sulmuar nga disa persona, por nuk i njeh. 

"Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.