Akuzat për pronat, pushohet çështja ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen e asnjë akuze ndaj tij.

Burimet i thanë TCH se pasi prokurori i dosjes Dritan Prençi shpalli mos kompetencën dhe e kaloi dosjen nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit, hetuesit dolën në rezultatin Çyrbja si ish-regjistrues i pronave, nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Të lidhura

None found

SIPAS kronologjisë së veprimeve hetimore, ish-deputetit ju hapën problemet e para me SPAK me këtë çështje, që tani u mbyllën.

Prokuroria deklaron se për këtë çështje nuk provohet që ish-funksionari të ketë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve, nuk ka pasur dijeni për falsitetin e tyre dhe nuk ka bashkëpunuar me të tjerë për përfitim personal gjatë regjistrimeve të tokave.

Përkundrazi, shton Prokuroria, në disa prej aplikimeve Çyrbja ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit ligjor përpara vijimit të procedurës. Ndaj, Prokuroria e Durrësit i thotë Gjykatës se akuza e shpërdorimit të detyrës ndaj Çyrbjes duhet të pushohet. Ndërkohë gjykatës i janë dorëzuar të pandehur Hysen Gashi dhe Qamil Lila.

Çyrbja u përball edhe me një tjetër dosje të SPAK-ut, të bazuar në komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC, ku u akuzua për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje të sekreteve policore, të cilat, sipas SPAK-ut, u përcilleshin anëtarëve të grupeve kriminale.

Avokati i ish-deputetit ka këmbëngulur se Çyrbja nuk e ka përdorur asnjëherë aplikacionin Sky ECC. Megjithatë, ai u shpall fajtor në përfundim të procesit gjyqësor dhe u dënua me dy vite burgim. Ish-deputeti doli nga qelia në shkurt të këtij viti, pasi përfundoi vuajtjen e dënimit.


Shtuar më 22.11.2026 21:00

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş