Minatorët me këtë fitore u revanshuan për humbjen e pësuar një muaj më parë në Prizren.

Në këtë ndeshje Bashkimi u paraqit e dobësuar pa dyshen Zeqiri/Kakruki mungesën e të cilëve vendasit e shfrytëzuan në maksimum

Çereku i parë ishte i barabartë derisa në tre periudhat tjera mitrovicasit ishin më të mirë dhe me meritë e fituan ndeshjen.

Jacori Payne ishte më efikasi te Trepça me 18 pikë e 5 kërcime derisa te Bashkimi u dallua Shanon Shorter me 13 pikë e 7 topa të kapura.

Pas 10 xhirove Trepça i prin renditjes tabelare me 8 fitore e 2 humbje sa ka edhe Bora e vendit të dytë.

Bashkimi ka 7 triumfe e 3 disfata dhe mban pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.