Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë kundër Edi Ramës vijon të shoqërohet me tensione, pasi efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke larguar me forcë protestuesit që ishin vendosur në trotuarin pranë godinës qeveritare.
Në ditën e 176-të të rezistencës së tyre ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, qytetarët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu, duke kërkuar të drejtën për të qëndruar në hapësirën publike dhe për të vijuar tubimin e tyre.
Ata kanë shprehur revoltën për atë që e konsiderojnë si një përpjekje për t'u mohuar çdo hapësirë proteste, pasi edhe qëndrimi në Bulevard u është bërë i pamundur.
© SYRI.net