Trump kërcënon Iranin me sulme të reja pas Vitit të Ri: Nëse dështon marrëveshja, do rifillojmë luftën

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja pas Vitit të Ri: Nëse dështon marrëveshja, do rifillojmë luftën

21:55, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit pas Vitit të Ri, nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit dështojnë.

Në një intervistë për Fox News, Trump shprehu pakënaqësi për qëndrimin e palës iraniane, duke e akuzuar se nuk po tregon gatishmëri për të arritur një marrëveshje konkrete.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore. Ai paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja do të përdorë forcën kundër çdo anijeje iraniane që tenton të thyejë bllokadën detare amerikane, duke deklaruar se ato mund të përfundojnë në fund të detit.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Uashingtoni po mban të hapur njëkohësisht rrugën diplomatike dhe atë ushtarake. Megjithatë, presidenti amerikan nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për nisjen e një fushate të re sulmesh ndaj Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco