Milan, Cardinale konfirmon: Një goditje në merkato për të bërë diferencën
Pio Esposito realizon tripletën e parë me fanellën zikaltër, por De Ketelaere dhe Kessié udhëheqin rikthimin e jashtëzakonshëm të bergamaskëve në një barazim 4-4.
Atalanta dhe Interi dhuruan një spektakël të vërtetë në javën e 12-të të Serie A, duke u ndarë në një barazim të çmendur 4-4. Tetë gola, përmbysje emocionesh dhe një fund dramatik, në një sfidë ku zikaltërit dukeshin se e kishin siguruar fitoren, por vendasit nuk u dorëzuan deri në fund.
Interi e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të me Francesco Pio Espositon. Sulmuesi 21-vjeçar ishte protagonist absolut, duke realizuar edhe në minutën e 32-të, përpara se të kompletonte tripletën personale në minutën e 52-të. Ky ishte hat-trick-u i tij i parë me fanellën e Interit. Atalanta arriti të reagonte që në pjesën e parë, kur Eljif Elmas shënoi në minutën e 35-të, duke mbajtur gjallë shpresat e bergamaskëve.
Në fraksionin e dytë, vendasit rritën presionin dhe gjetën shpërblimin. Charles De Ketelaere realizoi dy herë, në minutat 72 dhe 80, duke rikthyer baraspeshën në një ndeshje që dukej e kontrolluar nga Interi. Në mes të këtyre dy golave, Petar Sučić shënoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të, duke rikthyer përkohësisht avantazhin e zikaltërve.
Kur gjithçka dukej e mbyllur në favor të Interit, Atalanta fitoi një penallti në minutat shtesë. Franck Kessié u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën 90’+1, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-4 dhe duke i dhënë fund një përballjeje të jashtëzakonshme.
Top Channel