Ndeshje e çmendur në Bergamo, Inter digjet në fund. Atalanta merr një barazim spektakolar (video)

22 Nëntor 2026
22:41
Telesport
back button

Përballja mes Atalantës dhe Interit, e vlefshme për javën e 12-të në Serie A, ka dhuruar plot 8 gola, pas një barazimi të çmendur 4-4.

Sfida në Bergamo u zhbllokua në minutën e 16-të, ku zikaltrit gjetën avantazhin me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, ku goditja e devijuar e Nicolo Barella përfundoi në këmbët e sulmuesit zikaltër, i cili e dërgoi me sukses në rrjetë.

Në minutën e 32-të, ishte sërish Esposito që gjeti golin për Interin. Këtë herë duke shënuar me kokë, pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e këndit.

Në minutën e 33-të, vjen lajmi i keq për zikaltrit. Dëmtohet Hakan Calhanoglu dhe në vend të tij futet kroati Petar Sucic.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me golin e shënuar nga Eljif Elmas në minutën e 35-të, pas asistit të një ish-zikaltri Nicola Zalewski.

Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Interin. Në fillim të pjesës së dytë, Esposito kompleton tregolëshin e tij, këtë herë pas asistit të bukur të Marcus Thuram.

Në minutën e 72-të, Atalanta ngushton sërish shifrat. Ishte Charles De Ketelaere që gjeti rrjetën, pas asistit të Zalewski, i dyti për sot. Në minutën e 74-të, Petar Sucic shënon golin e katërt për Interin nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit  të Davide Zappacosta ndaj Thuram. Në minutën e 80-të, De Ketelaere rihap sërish takimin, pasi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Në minutën e parë shtesë, Franck Kessie barazon shifrat 4-4 nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Alessandro Bastoni. Pas këtij barazimi 4-4, Inter mbetet në vendin e tretë me 29 pikë. Atalanta në vendin e 12-të.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit