Nota 9, tripletë e Pio Esposito ndaj Atalantës. Vetëm Ronaldo e lë pas në historinë e Interit

23 Nëntor 2026
7:46
Alfred Lleshi
back button

Francesco Pio Esposito shënoi tre gola ndaj Atalantës, duke realizuar tripletën e parë në karrierën e tij në Serie A. Me këtë tregolësh, ai ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionat me fanellën e Interit, duke përfshirë edhe sezonin e kaluar.

Në moshën 21 vjeç e 147 ditë, Esposito bëhet lojtari i katërt më i ri që kalon shifrën e 11 golave në Serie A me Interin, në epokën e tri pikëve për fitore (nga sezoni 1994-1995). Para tij janë vetëm Mario Balotelli, Obafemi Martins dhe Ronaldo.

Në vlerësimin mediatik pas barazimit 4-0 ndaj Atalantës, sulmuesi zikaltër u përshkrua kështu: “Nota 9. Po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme dhe realizon tripletën e parë në Serie A. Një paraqitje që shkatërroi Atalantën dhe e mbajti Interin në garën për titullin. Merr topin e ndeshjes si kujtim dhe i lë vend kapitenit të rikthyer. Largohet në minutën e 77-të, kur Interi kryesonte me dy gola, dhe nga stoli sheh përmbysjen e Atalantës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit