Presion ndaj arbitrit? Pedri iu përgjigjet akuzave: “E bëjnë të gjithë, jo vetëm Barcelona”

23 Nëntor 2026
8:02
Alfred Lleshi
back button

Përmbysja spektakolare e Barcelonës ndaj Villarrealit, 3-2 në “Camp Nou”, pasi miqtë kishin kryesuar me dy gola diferencë, u shoqërua me polemika për arbitrimin.

Pas ndeshjes, mesfushori i Villarreal, Santi Comesaña, akuzoi katalanasit se ushtrojnë presion të tepruar ndaj arbitrave dhe se disa vendime kishin ndikuar në rrjedhën e takimit.

Përgjigjja erdhi nga Pedri, protagonist i përmbysjes së skuadrës së Hansi Flick, i cili hodhi poshtë pretendimet për trajtim të privilegjuar të Barcelonës:

“Gjithmonë ka presion ndaj arbitrit. Të gjithë ushtrojnë presion mbi të, nuk vjen vetëm nga ne. Për shembull, mendoj se Moleiro duhej të përjashtohej me karton të kuq. Nuk dua ta kritikoj arbitrin, sepse gjykimi i ndeshjeve është i vështirë”.

Comesaña kishte pretenduar se presioni i ushtruar nga Barcelona dhe Real Madridi ka ndikim të konsiderueshëm në vendimet e arbitrave. Ndërkohë, Barcelona shijon tri pikë të rëndësishme në garën për titull, duke u shkëputur në tri pikë nga Real Madridi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit