Spalletti: 600 ndeshje si trajner në Serie A? Koha fshin gjithçka, vetëm fitoret tregojnë nëse ke lënë gjurmë

23 Nëntor 2026
8:01
Alfred Lleshi
back button

Luciano Spalletti nuk e fshehu pakënaqësinë për pjesën e parë të Juventusit në fitoren 4-0 ndaj Venezia, duke kërkuar më shumë iniciativë nga skuadra: “Nuk mund të mos bësh një pasim dhe të qëndrosh i bllokuar, duke vuajtur situatat pa i diktuar vetë dhe pa zgjedhur se çfarë dëshiron të bësh gjatë një ndeshjeje. Në 45 minuta mund të zgjedhësh çfarë të bësh. Reagimi në pjesën e dytë ishte i domosdoshëm, sepse në të parën bëmë shumë pak”.

Për golin e shënuar pas një devijimi, ai theksoi se ishte rezultat i pozicionimit të duhur në zonë, ku ndodheshin Woltemade, McKennie dhe Kolo Muani. Spalletti vlerësoi edhe gjestin e Woltemade, që ia la penalltinë Kolo Muanit: “Është bukur, sidomos kur kemi më shumë se një ekzekutues. Është mirë kur bien dakord mes tyre, përndryshe ndërhyj unë”.

I pyetur për 600 ndeshjet në stolin e Serie A, ai u shpreh: “Koha fshin gjithçka, edhe fytyrat e njerëzve. Mbeten rezultatet dhe ajo që ke ndërtuar me punën tënde. Te Juventusi kujtojmë gjithmonë kampionët e së kaluarës, por jo për fjalimet apo justifikimet e tyre. I kujtojmë për fitoret. Janë fitoret ato që tregojnë nëse ke lënë gjurmë apo thjesht ke kaluar këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit