Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit Serbi-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 11:05, kur janë ndaluar dy shtetas serbë dhe një kosovar.


Të dyshuarit dyshohet se me një automjet kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre personat janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/