Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Kukës, z. Rrahman Demaj, denoncon neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e Bashkisë Kukës dhe të institucionit të Qarkut Kukës për mosndërhyrjen në hapjen e rrugës Arrën–Surroj–Kukës, e cila prej tri ditësh është bllokuar plotësisht nga një rrëshqitje masivi gurësh dhe dherash.
Prej tri ditësh, banorët e kësaj zone janë të izoluar, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për pastrimin dhe rihapjen e këtij segmenti rrugor.
Në vend që të marrin përgjegjësinë dhe të ndërhyjnë për t'u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia Kukës dhe institucioni i Qarkut Kukës zgjedhin të luajnë me fatin e tyre, duke u fshehur pas ndarjes së kompetencave dhe duke refuzuar përgjegjësinë, me pretendimin se ky segment rrugor nuk i përket Bashkisë Kukës, por Qarkut Kukës.
Kjo nuk është ndarje kompetencash, por papërgjegjshmëri institucionale dhe tallje me qytetarët!
Banorët nuk kanë nevojë për justifikime, ata kanë nevojë për rrugë të hapur, për siguri dhe për institucione që bëjnë detyrën.
Partia Demokratike, Dega Kukës, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për zhbllokimin e rrugës Arrën–Surroj dhe rikthimin e normalitetit për banorët e kësaj zone.

© SYRI.net
Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir
U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve', Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist të drejtshkrimit!
‘Pas Reformës në Drejtësi kemi rënie të shtetit të së drejtës’, Cakrani: Duhet të bjerë Rama që të çlirohet drejtësia