Pogradec/ Plagoset 39 vjeçari, i riu ka dëmtime në qafë

Pogradec/ Plagoset 39 vjeçari, i riu ka dëmtime në qafë

09:13, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ngjarjes në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me thikë u rregjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit. Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur 39 vjeçari Olger Vesho.

Forcat e komisariatit të policisë Pogradec kanë identifikuar autorin dhe kanë bërë arrestimin e tij. Sipas të dhënave, autori është një 55 vjeçar me inicialet Genci Gegprifti. 

I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale janë dërguar në prokurori për veprën penale "vrasje me dashje e ngelur në tentativë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco