Plagosje me thikë në Pogradec, arrestohet autori, 39-vjeçari në spital me plagë në qafë dhe dorë
23/11/2026 09:15
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur një 39-vjeçar, me inicialet O.V.
Pas ngjarjes, forcat e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, një 55-vjeçar me inicialet G.G, bën me dije korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Sipas të dhënave, i plagosuri ka marrë dëmtime në zonën e qafës dhe në dorë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
Top Channel