Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Xhemail Mustafën, duke thënë se me vrasjen e tij nuk u godit vetëm një njeri, intelektual e atdhetar, por edhe ndërgjegjja e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se vrasja e Mustafës la një plagë që vazhdon të kërkojë drejtësi.
“Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar. Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi”, ka shkruar Osmani.















