Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe rrugët, dëmtohen banesa e shkolla

Gjatë natës, reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta, kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz, ku janë regjistruar dëmtime në banesa, në çatinë e një shkolle 9-vjeçare në Iballë, si dhe në disa akse rrugore rurale.

Sipas informacionit të Prefekturës së Shkodrës, në Bashkinë Shkodër era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, për largimin e të cilave kanë ndërhyrë shërbimet bashkiake.

Të lidhura

None found

Ndërsa në Malësinë e Madhe dhe Vau i Dejës, janë raportuar kryesisht ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Problematikat më të shumta janë evidentuar në Fushë-Arrëz, ku përveç dëmtimeve në banesa dhe në shkollën 9-vjeçare të Iballës, prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave kanë shkaktuar dëmtime në rrugët rurale.

Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie.

Ndërkohë, aksi Fushë-Arrëz–Bardhet, i cili u bllokua përkohësisht gjatë natës për shkak të rrëzimit të një peme, është bërë sërish i kalueshëm pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

Problematika janë evidentuar edhe në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ku ka pasur rënie gurësh dhe prurje inertesh. Grupet e punës vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve. Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por aksi vijon të jetë i kalueshëm.

Sa i përket situatës hidrike, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

Ndërkohë, ekipet e OSHEE-së vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Prefektura e Shkodrës bën me dije se po monitoron situatën në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse, me fokus sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në zonat e prekura.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş