Kanye West, reperi i njohur amerikan, është kapur nga kamerat së bashku me bashkëshorten e tij Bianca Censori teksa hynin në një studio regjistrimi në Burbank, Kaliforni.
Shfaqja e tyre ka nxitur spekulimet se artisti mund të jetë duke u marrë me projekte të reja muzikore, sipas raportimeve të Daily Mail.
Të lidhura
None found

Çifti u pa duke ecur pranë njëri-tjetrit drejt derës së studios. Kanye kishte veshur rroba të thjeshta: një bluzë të bardhë me kapuç, pantallona ngjyrë kremi dhe këpucë bezhë.
Nga ana tjetër, Bianca tërhoqi shikimet me një pallto lëkure të zezë, geta të zeza dhe taka të larta. Ajo mbante në dorë edhe një kuti që ngjante si mbajtëse paruke.
Megjithëse Kanye nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ndonjë album të ri, disa ngjarje të fundit kanë rritur pritshmëritë e fansave. Më 4 nëntor, gjatë shfaqjes së koleksionit të tij Yeezy Season 01 në Los Angeles, ai luajti për herë të parë dy këngë të papublikuara.

Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje, West mbylli turneun e tij të vitit 2026 me një koncert në State Farm Stadium në Glendale, Arizona. Gjatë performancës ai këndoi plot 44 këngë, përfshirë hite si “Can’t Tell Me Nothing”, “Street Lights” dhe “Famous”. Në skenë u shfaq si i ftuar surprizë edhe reperi Big Sean.
Albumi i tij më i fundit, “Bully”, i dalë në mars, arriti në vendin e dytë të Billboard 200. Projekti mori gjithashtu një nominim për Grammy në kategorinë “Best Rap Album” për versionin Deluxe.
Përveç muzikës, vëmendje ka tërhequr edhe marrëdhënia e tij me ish-bashkëshorten Kim Kardashian. Ajo ka treguar se dëshiron të mbajë lidhjet familjare për hir të katër fëmijëve të tyre dhe planifikon ta ftojë sërish Kanye-n për Krishtlindje me familjen.

Kim ka thënë se, pavarësisht vështirësive të së kaluarës, ajo dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me babanë e tyre.








