Moti i keq në Pogradec, era e fortë lë pa energji disa fshatra të Mokrës

23 Nëntor 2026 | 09:54

Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime përcjellsash në Njësinë Administrative të Velçanit ku disa fshatra si Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë dhe Shpellë, janë pa energji elektrike.

Dëmtime ka pasur edhe në Njësinë Trebinjë ku të paktën 4 fshatra në këtë njësi rezultojnë pa energji deri në këto momente.

Nga ana e OSHEE-së, bëhet me dije se në terren janë disa grupe të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.

Kjo zonë pati probleme edhe disa ditë më parë ku si pasojë e erës këto zona mbetën për më shumë se 48 orë pa energji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Shkodrën! Dëme në banesa e shkolla, rënie gurësh dhe ndërprerje të energjisë në disa zona

Gjatë natës, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar problematika të lokalizuara. Sipas raportimeve paraprake,...
09:23 | 23/11/2026

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes (EMRAT)

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Pogradecit. Plagosja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të...
09:13 | 23/11/2026

Ministria e Jashtme për sulmin me dron ndaj korvetës ruse: Shqipëria nuk është përfshirë, pretendimet janë të pasakta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar...
09:04 | 23/11/2026