Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur vëllai i viktimës, gjendet një automjet i djegur

23 Nëntor 2026 | 10:17

Policia e shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku viktimë ka mbetur shtetasi Selami Hasani.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në oborrin e banesës, ku nga ky atentat ka mbetur gjithashtu i plagosur vëllai i viktimës, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjej, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit ku u ekzekutua Selami Hasani. Siç shihet edhe...
10:19 | 23/11/2026

Vritet një person në Fier, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Raportohet se një person është gjetur...
09:56 | 23/11/2026

Moti i keq në Pogradec, era e fortë lë pa energji disa fshatra të Mokrës

Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës...
09:54 | 23/11/2026