Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Pogradec, arrestohet 55-vjeçari i dyshuar



Një 39-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri, me inicialet O.V., ka marrë dëmtime në qafë dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 55-vjeçar me inicialet G.G.

Pas hetimeve paraprake, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja në Pogradec vjen pas një tjetër plagosjeje të raportuar në fshatin Neviçisht të Korçës, duke shënuar një tjetër incident me përdorimin e thikës në juglindje të vendit.