Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosje me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 39-vjeçari Olger Vesho është goditur me thikë nga 55-vjeçari Genci Gegprifti.
I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë, ndërsa sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, 55-vjeçarin Genci Gegprifti.


