Forma e mirë e Ernest Muçit me Trabzonsporin ka bërë që disa klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij.
Roma, skuadër e Serie A, thuhet se e ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe e konsideron një përforcim të përshtatshëm për repartin ofensiv.
Të lidhura
None found
Trajneri Gianpiero Gasperini synon ta afrojë Muçin gjatë merkatos së janarit, ndërsa klubi italian po përgatit një ofertë për kartonin e tij.
Trabzonspori, nga ana e tij, ka përcaktuar shumën që kërkon për ta lënë të largohet: të paktën 20 milionë euro.
Muçi është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2029. Në sezonin aktual, ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.
Përpara se të transferohej te Trabzonspori, Muçi luajti në Turqi edhe për Beshiktashin, ku u bashkua pasi u largua nga Legia e Varshavës.





