Në fundjavë Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 92-79 e më i merituari ishte 28-vjeçari nga Seattle që shënoi 32 pikë.

Përveç që ishte realizatori më i mirë, Shabazz kontriboi edhe me 9 asistime dhe 3 kërcime.

Për diç më shumë se 30 minuta lojë, organizatori i Yllit realizoi 5 tre-pikësha nga 12 në total sa i shënuan suharekasit në këtë ndeshje.

Në edicionin e sivjemë në fanelën e Golden Eagle Yllit, Shabazz është duke luajtur me mesatare prej 16.8 pikë, 4.4 asistime dhe 3.8 kërcime për ndeshje.

Me 6 fitore e 4 humbje, Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e 4 në tabelën e klasifikimit.