Plagosja me thikë e 39-vjeçarit në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 4, ku kishte mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi Olger Vesho, 39 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Genci Gegprifti, 55 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit Genci Gegprifti 55 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.
Shtetasi Olger Vesho, po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv




