Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënë pas shkarkimit të saj nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Ajo ka hedhur poshtë çdo lidhje mes largimit të saj me motivacionin për shkelje të rënda dhe dëm ekonomiko-financiar i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Beqiri pretendon se auditi nuk ishte shkaku i largimit dhe se vendimi për largimin e saj lidhet me arsye të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrave të institucionit apo me punën e saj si drejtuese deri më sot.
Kujtojmë se Beqiri e mori detyrën në gusht të viti 2015 dhe e ka mbatjur deri më tani, edhe pse ka çaluar të ofrojë transparencë për fondet që siç edhe është denoncuar në media disa herë nuk shkuan aty ku duhet.
“Sqaroj për të gjithë, që nuk ka asnjë lidhje mes auditit të KLSH dhe largimit tim nga puna. Ai audit nuk ishte shkak, kurse unë jam pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe timin si drejtuese e tij deri më sot!
Largohem me bindjen se vlera e punës së një drejtuesi mbetet te standardet e vendosura dhe njerëzit që do ta çojnë punën përpara.
Funksionet janë të përkohshme. Përkushtimi ndaj njerëzve dhe vlera e punës së bërë mbeten.”– thuhet në reagim ndër të tjera.













