Shpërthimi me tritol në banesën e një 47-vjeçareje në Tiranë, shpallet në kërkim një 60-vjeçar, procedohen 3 të tjerë

23 Nëntor 2026 | 11:08

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit për shpërthimin e një sasie të dyshuar lënde plasëse në derën e jashtme të banesës së shtetases A. M., në rrugën “Sadik Petrela”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave, si dhe kryerjes së veprimeve të tjera procedurale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorit të dyshuar shtetasit A. Z., 60 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 3 shtetase, A. Ç, 21 vjeçe, A. L, 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, komshinj me autorin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë qenë në automjet së bashku me autorin e dyshuar, në momentin e kryerjes së ngjarjes, dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe 4 aparat celularë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas vrasjes në Fier

Policia e Vlorës këtë të hënë ka shtuar masat e sigurisë pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier, ku mbeti i vrarë me...
11:02 | 23/11/2026

Plagosja e 39-vjeçarit në Pogradec, policia jep detaje nga arrestimi i autorit

Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të hënë autorin e plagosjes së një 39-vjeçari gjatë mbrëmjes së djeshme në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë, i...
10:51 | 23/11/2026

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria nuk kanë marrë pjesë

Ministria e Mbrojtjes këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj...
10:48 | 23/11/2026