Inter në ankth për Calhanoglu, tjetër shqetësim muskular për mesfushorin turk
Sfida e javës së13 të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Skënderbeut nuk do të luhet në datën 28 nëntor.
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndryshojë ditën e zhvillimit të kësaj ndeshjeje për shkak të protestës që do të mbahet në atë datë duke e përafruar këtë përballje një ditë më parë, pra të premten e 27 nëntorit.
Përmes një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit shqiptar bëri të ditur se ndryshimi i datës së zhvillimit të kësaj sfide është bërë me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie.
Kujtojmë se pas 12 javëve kampionat, Tirana pozicionohet në vendin e 6 në klasifikimin e Superiores me 16 pikë, ndërsa Skënderbeu është 3 shkallë më lart me vetëm 1 pikë më shumë se bardheblutë.
Top Channel