Aktualitet

Goditi me thikë 39-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori!

Plagosja në Pogradec e një 39 vjeçari, policia prangos një shtetas 55 vjeç, për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ngjarja pasoi një konflikti çasti në lagjen nr.4 të qytetit juglindor. I plagosuri më thikë po merr ndihmë mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Plagosi me mjet prerës një 39-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në lagjen nr.4, ku kishte mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi O.V., 39 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin G.G., 55 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit G.G., 55 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.

Shtetasi O.V. po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.