Real Madridi mund të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, Mario Cortegana, Endrick dhe Denzel Dumfries nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme të skuadrës madrilene, duke vënë në dyshim gatishmërinë e tyre për përballjen e radhës.


Endrick u aktivizua në 20 minutat e fundit në fitoren 2-1 ndaj Celta Vigos të shtunën, ndërsa Dumfries e ndoqi të gjithë ndeshjen nga banka rezervë.

Përveç tyre, trajneri Jose Mourinho vazhdon të mos ketë në dispozicion Rodrygon dhe Raul Asencion, të cilët janë të lënduar për një periudhë të gjatë.

Real Madridi vjen në këtë përballje pas nëntë fitoreve radhazi në këtë sezon, ndërsa Mourinho pritet të japë më shumë informacione për gjendjen e dy futbollistëve në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme.

Përndryshe, Reali do të provojë t’i marrë pikët e plota pasi në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve i pret sfida e vështirë kundër Arsenalit në “Emirates”./Telegrafi/