Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 23 nëntor 2026, në qytetin e Fierit, ku ka mbetur i vrarë Selami Hasani (60 vjeç), i njohur me nofkën "Sel Çami", ndërsa vëllai i tij, Jakup Hasani, ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës në lagjen "1 Maji" (zona e njohur si Kodër) në Fier. Sipas raportimeve paraprake, autorët dyshohet se janë futur në oborrin e banesës, kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar menjëherë.
Jakup Hasani mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Viktima kishte dalë nga burgu vetëm një javë para ngjarjes dhe se hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën e një hasmërie të vjetër.
Në fshatin Ndërmenas është gjetur një automjet që po digjej, i dyshuar si i përdorur nga sulmuesit, ndërsa raportohet edhe për një mjet të dytë të djegur pranë Rrethit të Pojanit.