
Një person ka mbetur i vrarë dhe vëllai i tij është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “1 Maji” në Fier.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë, në fshatin Dermenas është gjetur një automjet në flakë, që dyshohet se është përdorur prej tyre.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.