
Një zjarri që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një spital të Berlinit plagosi 15 persona, të cilët pësuan thithje tymi, njofton departamenti i zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman. Njëri prej të plagosurve konsiderohet në gjendje kritike, një tjetër në gjendje të rëndë. Të tjerët pësuan lëndime të lehta, sipas të njëjtit burim zyrtar.
Evakuimi i stafit dhe pacientëve u krye me shpejtësi pasi tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve. Zjarri në spitalin e Berlinit shpërtheu në dhomën e një pacienti në katin e parë të ndërtesës, në lagjen lindore të Lichtenbergut. Zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt flakët.
Por tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, duke i detyruar ata që ndodheshin brenda të evakuoheshin me shpejtësi. Dy të plagosurit rëndë u transferuan në spitale të tjera, nën mbikëqyrjen e specialistëve të kujdesit intensiv. Pasi shuan zjarrin dhe u siguruan që ndërtesa të ajrosej, zjarrfikësit ia dorëzuan zonën policisë.
Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, sipas njoftimit. Hetimi për shkaqet e zjarrit vijon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera.
