“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, tha Kurti pas ceremonisë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së .

Për këtë nismë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte folur të enjten në një konferencë për media, pas takimit me Kurtin dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.

Ajo kishte bërë të ditur se drafti i ri do të bazohet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, ndërsa do të përfshijë propozimet e PDK-së dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

Çitaku kishte thënë se ndryshimet synojnë ta bëjnë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë, ndërsa kishte kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë që kishin përcjellë procesin.

Ndërkohë, ishte bërë e ditur se Grupi Punues Shtetëror do të vazhdojë punën edhe për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes në Apel./EO