Elizabeth Hurley është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në dasmën e Miley Cyrus, vajzës së partnerit të saj, Billy Ray Cyrus.

Aktorja 61-vjeçare mori pjesë në ceremoninë martesore të Miley-t me muzikantin Maxx Morando, e mbajtur të shtunën në Palm Springs.


Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan të zi me shkëlqim nga stilisti Gaurav Gupta, me dekolte të theksuar dhe të çarë deri në kofshë. Veshja kushton rreth 7,400 dollarë (afërsisht 6,400 euro).

Megjithëse fustani ishte në përputhje me kodin e veshjes, i cili kërkonte veshje tërësisht të zeza, zgjedhja e aktores shkaktoi reagime të shumta, shkruan DailyMail.

Disa përdorues e konsideruan atë të papërshtatshëm për një dasmë, duke pretenduar se Elizabeth kishte zgjedhur një veshje tepër provokuese dhe rrezikonte të tërhiqte vëmendjen nga nusja.

Nga ana tjetër, pati edhe fansa që e mbrojtën aktoren, duke vlerësuar se ajo kishte respektuar tematikën e ceremonisë.

Ndërkohë, Miley shkëlqeu me një fustan të bardhë minimalist me mëngë të gjata, gjatë ceremonisë private ku të pranishëm ishin edhe familjarët e saj. /Telegrafi/