Mashtroi sikur vuante nga leuçemia dhe mblodhi mbi 190 mijë euro përmes ‘GoFundMe’! Familjarët kërkonin donacione dhe në shesh të Gjilanit

Mashtroi sikur vuante nga leuçemia dhe mblodhi mbi 190 mijë euro përmes ‘GoFundMe’! Familjarët kërkonin donacione dhe në shesh të Gjilanit

10:50, 23/11/2026

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan të Kosovës, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët atje duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe kishte nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tij.

Përmes një fushate në “GoFundMe” dhe donacioneve të mbledhura edhe në sheshin e Gjilanit, dyshohet se janë grumbulluar afro 190 mijë euro. Prokuroria ka konstatuar se i riu nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë.

Për mbledhjen e parave ishin angazhuar edhe familjarët e tij. Motra, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike që qytetarët të kontribuonin sipas mundësive, ndërsa donacione ishin mbledhur edhe drejtpërdrejt në sheshin e Gjilanit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Nga fushata dyshohet se janë mbledhur plot189 mijë e 206 euro e 8 cent.

Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bllokuar paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin.

Azemi u arrestua u ndalua për 48 orë ndërkohë që prokuroria pritet t'i kërkojë Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale 'Mashtrimi'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco