Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor
Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do ta përfaqësojë BE-në në samit së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Samiti do të nxjerrë në pah rëndësinë strategjike të marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është përparësia jonë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim i rëndësishëm gjeopolitik në këto kohë sfiduese”, tha Costa.
Samiti do të jetë një mundësi për BE-në që të riafirmojë angazhimin e saj ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe të inkurajojë partnerët që të përshpejtojnë reformat dhe të përmbushin angazhimet e nevojshme për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së.
Do të nënvizohet gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.
Udhëheqësit pritet të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor me BE-në, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe të diskutojnë se si ta çojnë atë më tej.
Ata gjithashtu do të shqyrtojnë se si të adresohen sfidat e përbashkëta dhe të forcohet siguria dhe qëndrueshmëria në një peizazh gjeopolitik gjithnjë e më kompleks.
Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
Emigracioni në rritje në ishujt Kanarie, 300 emigrantë arritën të dielën në El Hierro
Koncerti i Don Toliver në Britani, mijëra persona evakuohen pas lëshimit të një ‘substance të panjohur’
- 12:32 Komploti për vrasjen e biznesmenit në Greqi, zbulohen lidhjet e autorëve nga Maqedonia e Veriut me inteligjencën iraniane
- 12:26 Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
- 12:15 Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
- 12:12 Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
- 12:02 Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 11:57 Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi