Maqedonia e Veriut përparon me 16 vende në Indeksin e qeverisjes digjitale të OKB-së

Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me një nivel shumë të lartë të zhvillimit të qeverisjes elektronike, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Transformimit Digjital.
Në një konferencë për shtyp, ministri Stefan Andonovski prezantoi rezultatet e Maqedonisë në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike të Kombeve të Bashkuara për vitin 2026. Maqedonia renditet e 68-ta në botë, që është një përmirësim prej 16 pozicionesh krahasuar me vitin 2024, kur ishte në vendin e 84-të.
"Ky është renditja e dytë më e mirë e vendit në serinë e renditjeve që nga viti 2003. Maqedonia pati një rezultat më të mirë vetëm në vitin 2010, kur ishte në vendin e 52-të. Me rezultatin në vitin 2026, vendi hyn në grupin me një nivel shumë të lartë të zhvillimit të qeverisjes elektronike për herë të parë. Në këtë edicion, Maqedonia është një nga 11 vendet që kaluan nga niveli i lartë në atë shumë të lartë dhe një nga pesë vendet evropiane në atë grup.
Rezultati i Maqedonisë u rrit nga 70 pikë indeksi në vitin 2024 në 78.4 në vitin 2026. Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia ka rritjen më të madhe në vlerën e indeksit që nga viti 2024 — 7 pikë indeksi. Indeksi vlerëson shërbimet online, infrastrukturën e telekomunikacionit dhe kapitalin njerëzor. Në të tre fushat, Maqedonia ka një rezultat më të mirë se në matjen e mëparshme. Rezultati për shërbimet online u rrit nga 66 në 74, për infrastrukturën e telekomunikacionit nga 75 në 81, ndërsa për kapitalin njerëzor nga 70 në 79. Treguesi special për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve gjithashtu u përmirësua, nga 57 në 65, shifra të shprehura në shumën maksimale prej 100.
Brenda kuadrit të shërbimeve online, analiza shënon rezultate të larta në kornizën institucionale, rezultati i të cilit u rrit nga 88 në 96, dhe në funksionalitetet teknologjike, ku rezultati u rrit nga 68 pikë indeksi në 100. Ofrimi i shërbimeve mbetet një fushë në të cilën nevojitet përparim i mëtejshëm, veçanërisht përmes futjes së më shumë procedurave që qytetarët dhe kompanitë do të jenë në gjendje t'i përfundojnë tërësisht online", thonë nga Ministrisë për Transformimit Digjital.
Andonovski theksoi se hulumtimi i OKB-së ka rëndësi ndërkombëtare sepse monitoron zhvillimin e qeverisjes dixhitale në 194 vende me një metodologji të përbashkët dhe krijon të dhëna afatgjata mbi progresin dhe sfidat. Maqedonia do t'i përdorë gjetjet për të përcaktuar përparësitë dhe për të drejtuar përmirësimet e mëtejshme në shërbimet publike, infrastrukturën dhe aftësitë digjitale./Telegrafi/


































