Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,28 % në raport me vendimin e datës 16.11.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,204 den/kg dhe tani do të jetë 48,110 den/kg.
Nga data 24.11.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS - 98 84,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 88,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 48,110 (denarë/kilogram)./Telegrafi/


































