Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë dëmtimin e çatisë së spitalit të Pukës.
Pavareësisht ndërhyrjeve të kryera gjatë së dielës për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.
Stuhia e mbrëmjes së të dielës ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës.
Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa spitali i Pukës vijon punën normalisht.
Informacion mbi situatën në Spitalin e Pukës
Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës.
Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.
OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për adresimin e kësaj problematike, pa cenuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore.
Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm.
Siguria dhe shëndeti i pacientëve mbeten prioritet!
© SYRI.net