
Qeveria polake synon të thërrasë ambasadorin rus në Varshavë, në përgjigje të shkeljes së hapësirës ajrore të vendit, pasi të premten tre raketa ruse lundruese u rrëzuan në territorin polak. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Ministria e Jashtme e Polonisë, përcjellë nga DW.
Një zëdhënës i ministrisë deklaroi për Agjencinë Polake të Shtypit (PAP) se autoritetet e sigurisë dhe ushtria duhet fillimisht të përfundojnë hetimet për incidentin.
Të shtunën, ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, deklaroi se Varshava do t’i përcillte palës ruse pakënaqësinë e saj më të fortë për shkeljen e hapësirës ajrore.
Pas ekzaminimit të mbetjeve të gjetura në juglindje të Polonisë, prokurorët shtetërorë konfirmuan se të tria raketat ishin të tipit rus CH-101.
Sipas të dhënave paraprake, raketat dyshohet se janë prodhuar në tremujorin e katërt të këtij viti në një fabrikë armatimesh në Dubna, rreth 140 kilometra në veri të Moskës.