PD përgatit kandidatët, dy deputetë drejt lënies së mandatit për zgjedhjet e 9 majit

23 Nëntor 2026 | 14:00

Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës mbetet ende një ekuacion me shumë të panjohura, Partia Demokratike ka avancuar me emrat që pritet të garojnë në bashkitë e tjera të vendit.

Nga grupi parlamentar demokrat, të paktën dy deputetë pritet të lënë mandatin për të hyrë në garën e 9 majit. Gjin Gjoni në Lezhë dhe Xhelal Mziu në Kamzë janë dy emrat që përfliten si kandidatë të sigurt në radhët e opozitës.

Një tjetër vendim që duket se është marrë në PD lidhet me kryetarët aktualë të bashkive të drejtuara nga opozita. Ata pritet të rikandidojnë për një mandat të dytë. Kavaja, Hasi, Mirdita, Tepelena dhe Puka janë bashkitë ku demokratët do të mbështesin sërish drejtuesit aktualë.

Ndërkohë, në disa qytete të tjera kanë nisur të qarkullojnë emra konkretë. Vlora, Kukësi dhe Durrësi janë tre prej bashkive ku PD duket se po orienton zgjedhjet drejt kandidaturave të reja: Atird Hoxha në Vlorë, Rrahman Dema në Kukës dhe Adrian Gashi në Durrës.

Megjithatë, lista nuk është ende përfundimtare. Më shumë qartësi pritet të ketë në javën e parë të dhjetorit, kur degët lokale të PD-së të përmbyllin procesin e propozimeve dhe diskutimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëvrasja e De Gennaros, Ilir Kulla: Ai ishte historia e 50 viteve të fundit të Italisë

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-kreut të...
13:51 | 23/11/2026

Vodhën shuma parash dhe produkte në disa subjekte në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2 autorët me precedentë

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa rasteve të vjedhjeve të disa subjekte në...
13:16 | 23/11/2026

Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave

Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në qytetin...
12:26 | 23/11/2026