Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”

    Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”
    Aktualitet

    Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”

    November 23, 2026
    Screenshot

    Atentati me armë zjarri ndaj Selami Hasanit ka tronditur mëngjesin e së hënës qytetin e Fierit. Nga të shtënat u plagos rëndë edhe nipi i 60 vjeçarit, Jakup Hasani. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së viktimës, ku autorët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur në vend 60-vjeçarin.

    Selami Hasani ishte një emër i njohur për policinë e Fierit. Ai kishte dalë nga burgu vetëm një javë më parë pasi shleu dënimin prej 17 vitesh burg për vrasjen në vitin 2002 të Juljan Isufajt, kushëri i Arben Isufaj.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Përveç postblloqeve në hyrje-dalje të qytetit dhe autostradave, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Arben isufajt dhe të afërmve të tjerë të Juljan Isufajt. Kontrolle janë bërë edhe në zonën bregdetare të Semanit.

    Pista kryesore e hetimeve për ngjarjen sipas grupit hetimor është hakmarrja për vrasjen e Juljan Isufajt, por nuk përjashtohen edhe konfliktet e vjetra të viktimës me shtetas të tjerë në Vlorë e Sarandë.

    Zona ku ndodhet banesa e 60 vjeçarit Hasanaj, ka kamera të shumta sigurie pamjet e të cilave po administrohen nga hetuesit.

    Autori që sipas burimeve sulmoi I vetëm brenda oborrit te banesës së Hasanajt, u largua me shpejtësi me një makinë tip Volvo në drejtim të Dërmenasit në nyjen lidhëse me by pass-in e Fierit. Ky I fundit lidh autostradat Lushnje -Fier me ato Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.

    Makina që dyshohet se është e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij u gjet në flakë dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, u shkrumbua plotësisht. Raportohet se janë dëgjuar shpërthime municioni nga brenda automjetit gjatë kohës që digjej por arma pistoletë me të cilën u krye ekzekutimi i Sel Çamit nuk u gjet.  Automjeti i djegur po i nënshtrohet ekzaminimeve shkencore për gjetjen e gjurmëve ose sendeve të autorit dhe bashkëpunëtorëve.

    atenati ben qimja mafioz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”

    November 23, 2026

    Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit

    November 23, 2026

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

    November 23, 2026

    Nis sistemi i shpejtë i pagesave bankare/ Pagesa dhe transferta nga telefoni, në pak sekonda, në çdo kohë

    November 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.